Plani franko – gjerman është produkt i negocimit të kryeministrit

23 shkurt 2023 | 21:47

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli.

“Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

“Të hënën kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën iryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se të hënën kryeministr Kurti do të nënshkruajë asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.

“Të hënën kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik. Kaq për gjenialitetin e kryenegociatorit Kurti”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak,…