Zelensky kujton 24 shkurtin e 2022-s: Ishte dita më e gjatë e jetës sonë

24 shkurt 2023 | 08:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar të synojë fitore në vitin 2023, sot kur u bë një vjet që Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Derisa zbardhi agimi në një ditë përkujtimore dhe sfidash, Zelenskyy shkroi në “Twitter” se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”.

“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti ynë i fitores”, thuhet në postimin e tij.

Në një video të veçantë, të publikuar në medie dhe të titulluar “viti i pathyeshmërisë”, 45-vjeçari u ul në një tavolinë dhe kujtoi se si iu drejtua ukrainasve një vjet më parë.

“Një vit më parë në këtë ditë, nga i njëjti vend rreth orës shtatë të mëngjesit, ju drejtova me një deklaratë të shkurtër, që zgjati vetëm 67 sekonda”, tha ai në një fjalim 15-minutësh.

“Ne jemi gati për çdo gjë. Do t’i mposhtim të gjithë”.

“Kështu filloi më 24 shkurt 2022. Dita më e gjatë e jetës sonë. Dita më e vështirë në historinë tonë të re”.

“Ne u zgjuam herët dhe nuk kemi fjetur që atëherë”.

Është bërë 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës – lufta më e madhe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Jetët e Ukrainës kanë ndryshuar përgjithmonë, raporton BBC. Familjet janë shkatërruar, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe ushtarët rusë kanë kryer mizori që kanë tronditur botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus siguron një biletë për në fazën e 1/8-ve të…