Sulm me armë pranë një shkolle në ShBA, plagosen 6 fëmijë

24 shkurt 2023 | 09:00

Shtatë persona, gjashtë prej tyre fëmijë dhe një grua, nëna e njërit prej fëmijëve, janë plagosur në një rrugë pranë një shkolle në verilindje të Filadelfias, në Pensilvani.

Viktimat u qëlluan me armë zjarri pasditen e djeshme, rreth orës 18:00 (me orën lokale).

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet u transportuan gjashtë persona në spitalet e zonës, pesë fëmijë të moshës 2-vjeçare, 13, 15 17 dhe dy 16-vjeçarë dhe një grua 31-vjeçare, e cila u qëllua dy herë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Vajza 2-vjeçare u qëllua me një plumb në kofshën e majtë, tha policia. Një djalë 13-vjeçar është qëlluar me plumb në dorë. 15-vjeçari është qëlluar me dy plumba në gjoks. Njëri prej 16-vjeçarëve është qëlluar me plumb në krah, ndërsa tjetri u qëllua një herë në krahun e djathtë dhe një herë në kofshën e djathtë. Një 17-vjeçar ka pësuar një plagë në kofshë.

“Si vetë prind, e kuptoj frikën e njerëzve”, tha shefi i policisë së Filadelfias, pa dhënë detaje se kush hapi zjarr dhe pse.

Në SHBA është kthyer në një problem madhor përhapja e gjerë e armëve të zjarrit dhe lehtësinë me të cilën amerikanët mund të kenë akses në to.

Vendi ka më shumë armë se banorë, një në tre të rritur zotëron të paktën një armë dhe një në dy jeton në një familje me të paktën një armë.

Në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara, në SHBA numri më i lartë i vdekjeve vjen si pasojë e sulmeve me armë nga 40.000 deri në 50.000 vrasje në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht…