![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/A0D493C7-8C0C-47AA-A7F4-1D0D8A1E074D.png)
Vritet 22 vjeçari, armën e shkrepi shoku i tij
29 korrik 2018
| 20:26
22 vjeçari Fatlind Arifi nga Bresalci i Gjilanit u vra të shtunën rreth mesnatës nga shoku i tij Liridon Uruqi.
Ky i fundit sot pasdite ka pranuar se e ka kryer veprën, por ka deklaruar se aksidentalisht i ka shkrep arma, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, prokurori Agron Uka thotë se i dyshuari kishte kërcënuar dëshmitarët që ta inskenojnë vdekjen e viktimës si vetëvrasje.
https://youtu.be/sWsA1lL0NzE