Ministër Peci i reagon Avdullah Hotit, e quan manipulues dhe struc

24 shkurt 2023 | 16:29

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një statusi të gjatë në “Facebook”, e ka quajtur manipulues ish-kryeministrin Avdullah Hoti, pasi ky i fundit ka bëre një deklaratë lidhur më rritjen e çmimeve të farës.

“Për Avdullah manipulantin! Nuk e keni dëgjuar asnjëherë Avdullahun duke diskuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim”, ka shkruar fillimisht Peci.

Më tutje, ai ka thënë se Hoti ka qëndruar si struc kur janë bërë të gjitha dallaveret brenda Ministrisë së Bujqësisë, në kohën kur Hoti ishte ministër i Financave dhe në kohën sa ishte kryeministër.

“Karshi krejt këtyre shkeljeve abuzive, ti si ministër i Financave dhe si kryeministër jo-legjitim, keni qëndruar si struci. Sa ke qenë ti Avdullah kryeministër, kafshët kanë hyrë në Kosovë pa u regjistruar fare”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë i Pecit:

Hoti, ministrit Pecit: Efektet e punës i ke zero

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një debat i tensionuar është zhvilluar së fundmi mes banoreve…