Revolucioni i ha bijtë e vet!

25 shkurt 2023 | 18:21

Shkruan: Hisen Berisha

Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje.

Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar” që u ka ardhë dita!

Po ju them këtu, meqë sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës (tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj ka triumfuar me përmbysje të rezultatit, 2:1, në sfidën…