Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti

26 shkurt 2023 | 13:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjes së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar. Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt. Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ia…