Të martën mësohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës

26 shkurt 2023 | 14:11

Klubet që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës të martën do mësojnë kundërshtarët e tyre.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet, të martën, më datë 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës.

Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria.

Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet anëtare të…