Haziri, Kurtit: Nëse krijohet asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për kurrgjë

26 shkurt 2023 | 14:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se nëse krijohet asociacioni pa e marrë njohjen nga Serbia, “i bie që Kosova po jep gjithçka për kurrgjë”.

“Nëse krijohet asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Haziri ka thënë se nesër (e hënë) Kurti do ta ketë ditën për të dëshmuar se cili Kurt do të jetë në funksion – “Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës ‘de jure’ i një pjesë të Kosovës”.

“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës ‘de jure’ i një pjesë të Kosovës”, ka shkruar Haziri.

Nesër (e hënë) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës…