Kosova kampion Evropian U18 në Divizionin C, kalon një divizion më lartë

29 korrik 2018 | 22:19

Kosova U18 në basketboll sot ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampionin i Divizionit C në Evropianin U18.

Këtë e bëri pas fitores që shënoi në finale ndaj Qipros, raporton Koha.net.

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës e mposhti Qipron me rezultat bindës 73-64.

Pas këtij suksesi Kosova do të kalojë në Divizionin B.

Kosova për herë të parë është shpall kampion në garat e FIBA-së, kurse më parë kishte arritur të rrëmbente medaljen e argjendtë në Evropianin U16 më 2015, si dhe të bronztën në Evropianin U18 më 2016. Që të dy medaljet në Divizionin C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e…