Dukagjini barazon ndaj Ballkanit, Prishtina mposht Llapin, Gjilani fiton kundër Trepçës ‘89
Kanë përfunduar tri përballjet e fundit të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në stadiumin e qytetit të Suharekës.
Kampionët në fuqi janë gjendur në disavantazh në minutën e 18-të kur Oto John ka realizuar për Dukagjinin.
Lojtari më në formë kohëve të fundit për suharekasit, Albion Rrahmani, ka barazuar rezultatin në minutën e 55-të. Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja Ballkani-Dukagjini.
Ndërsa Prishtina e Ismet Munishit ka shënuar fitore të madhe në Podujevë kundër Llapit me rezultat 0:2.
Albin Prapashtica ka ndëshkuar llapjanët në minutën e 41-të, ndërkohë në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë Krasniqi ka shënuar golin e qetësisë. Në pjesën e dytë gola nuk kishte gola dhe pikët e plota në Podujevë i ka marrë skuadra kryeqytetase.
Fitore minimale ka marrë edhe skuadra e Gjilanit. Ekipi “kuqebardhë” ka fituar 1:0 kundër Trepçës ’89 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Albert Dabiqaj ishte autor i golit të fitores për vendasit.