ZPS-ja kërkon t’i vazhdohet masa e paraburgimit Krasniqit dhe Selimit

27 shkurt 2023 | 11:20

Me anë të dy shkresave, drejtuar trupit gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këto shkresa është thënë se gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i tyre është i arsyetuar në baza të shumta, se asnjë kusht tjetër përveç paraburgimit në objektet e paraburgimit të Dhomës së Specializuar të Kosovës nuk do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet, dhe se periudha e paraburgimit, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse është e arsyeshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurorisë, që nga përcaktimi më i fundit i këtij paneli më 17 janar 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë të devijojnë nga ai përcaktim.

Më tutje, është thënë se në të vërtetë, transferimi i lëndës në Panel, caktimi i datës së gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin atyre  qasje të mëtejshme në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tyre, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë është folur lart e poshtë për pasardhësit si dhe…