Mandli: Është koha për një marrëveshje që i hap rrugë pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

27 shkurt 2023 | 11:28

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandl përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për dy vendet.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas 1 viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që u zbulua globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandli.

Kujtojmë se sot pasdite në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…