Nesër promovohet aparati i Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës

27 shkurt 2023 | 11:29

Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.

Pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme nesër ( martë) në ora 12:00 në Repartin e  Radiologjisë do të bëhet promovimi i kësaj pajisje e cila do të lehtësojë shumë diagnostifikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga rajoni i Pejës.

“Në ceremoninë e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha – Kollçaku si dhe mysafirë të tjerë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se është koha për…