Dogana e Kosovës autorizon kompaninë e tetë si operatore ekonomike

27 shkurt 2023 | 12:22

Dogana e Kosovës ka avancuar më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomik. (OAE).

Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomikë për kompaninë “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë.

Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore.

Dogana e Kosovës ka theksuar se është e përkushtuar që të krijojë lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e parapara me dispozitat ligjore në fuqi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën.

Programi OAE-s është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti gjerman Sebastian Vettel mund të zbresë këtë fundjavë në…