Investimet globale të BEI-t në Ballkanin Perëndimor arritën vlerën 824 milionë euro në vitin 2022

27 shkurt 2023 | 13:57

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) – Globale investoi në projekte të reja me vlerë 835,2 milionë euro në Ballkanin Perëndimor në vitin 2022, të cilat synojnë të mobilizojnë afër 3,5 miliardë euro në investime të reja në rajon, duke kontribuar në realizimin e Planit Ekonomik dhe Investiv. Nën degën e saj të dedikuar jashtë BE-së, banka e BE-së rriti mbështetjen teknike për projektet e reja që lidhen me efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme

Banka e BE-së, nën degën e saj të dedikuar për aktivitetet jashtë Bashkimit Evropian – BEI Globale investoi 824 milionë euro në të gjithë Ballkanin Perëndimor në vitin 2022, me qëllim përshpejtimin e qëndrueshmërisë. lidhjen, mjedis të pastër, tranzicion të gjelbër, digjitalizim dhe rritje të sektorit privat. Kjo qasje në kuadër të Team Europe mundëson shfrytëzimin maksimal të burimeve financiare në dispozicion për investimet e nevojshme.

Mbi të gjitha, banka mobilizoi grante me vlerë 11,2 milionë euro për të filluar projekte të qëndrueshme që lidhen me zhvillimin urban, efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme. Pjesa më e madhe e nënshkrimeve të reja është alokuar për transport më të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas, si dhe projektet hekurudhore dhe ujore, duke arritur në 75 për qind të totalit të kreditimit vitin e kaluar, të pasuara nga investimet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), projekte për mjedisin dhe digjitalizimi.

Si një nga aktorët kryesorë të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (VBIF), EIB Global vazhdoi të zbatojë investime në partneritet me Komisionin Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor. Kjo qasje brenda Ekipit të Evropës mundëson përdorimin maksimal të burimeve financiare për investimet e nevojshme. Banka e BE-së ka hartuar gjithashtu instrumente financiare novatore, duke përfshirë përzierjen e huave, garancive, këshillimit dhe granteve, në kuadër të Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (EFSD+), për të mbështetur bashkitë, prodhuesit e energjisë, korporatat, NVM-të dhe bankat tregtare me investime në sektorët e energjisë, lidhjes dhe digjitalizimit.

Zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor ka thënë se ndikimi i financimit në rajon pasqyron angazhimin dhe këmbënguljen e Grupit të BEI-t për Ballkanin Perëndimor, të shtrirë mbi 45 vjet.

“Gjatë dy viteve të fundit, Evropa është përballur me kriza të ndërthurura që kanë shkaktuar përçarje masive socio-ekonomike. Në të njëjtën kohë, këta kanë përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe digjital, duke e nxitur BEI-n t’i kthehet rolit të tij të instrumentit të politikës ekonomike kundër-ciklike në kuadër të nismës ‘Team Europe’ për të ndihmuar ekonomitë vendase të rimëkëmben më shpejt dhe të përshtatin infrastrukturën e tyre me qëllim adresimin e sfidave kritike në të ardhmen”, ka thënë Pavlova.

Që prej vitit 2020, BEI Globale ka investuar 2,5 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe konkrete për vendet, e cila i ka ndihmuar ato në kalimin afatgjatë drejt ekonomisë neutrale ndaj klimës, me energji të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ndërkohë që edhe ka trajtuar njëkohësisht pasojat më të menjëhershme të krizës.

“Tani, ne planifikojmë të zgjerojmë përfshirjen tonë në sektorin e energjisë, duke kontribuar në paketën e mbështetjes energjetike me vlerë 1 miliardë euro të BE-së, e cila u miratua në dhjetor 2022, dhe që parashikon projekte të energjisë së rinovueshme, ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit të energjisë dhe objekteve të ruajtjes së energjisë”, ka pohuar zëvendëspresidentja Pavlova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organika e Manchester City është nga më të kompletuarat në…