Kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen Lumi

30 korrik 2018 | 10:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ikja e hershme e regjisorit Bekim Lumi është lajm pikëllues për familjen e tij dhe shoqërinë e arit dhe të regjisë.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës. Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të dhimbshëm…