Pas Kurtit, nis takimi i Vuçiqit me zyrtarët evropianë

27 shkurt 2023 | 16:39

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Paraprakisht, ata janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.

Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit,  të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve. /REL

Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takim me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes nga Almeria, Barcelona ka marrë edhe një lajm…