Kurti pranon planin franko-gjerman: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të raporteve

27 shkurt 2023 | 21:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti.

Pas takimit të Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, tha se palët u shprehën të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e propozimit.

Megjithatë, në takimin e 27 shkurtit palët nuk nënshkruan asnjë dokument. Kurti pretendoi se Serbia nuk ishte e gatshme për diçka të tillë.

“Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, theksoi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se…