QKUK hap konkurs për 100 vende të lira pune

27 shkurt 2023 | 22:28

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës për profesionistë shëndetësorë.

“Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachellor.

Konkursi mbetet i hapur nga  29.03.2023 deri më 5.04.2023.

Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegzën e mëposhtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas pajtimit në…