‘Ka me ju mashtru’, Haxhiu kujton deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin (video)

28 shkurt 2023 | 12:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas takimit të fundit që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku edhe zyrtarisht u pranua plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haxhiu ka deklaruar se në marrëveshjen e publikuar në media, për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe, nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu ka shpërndarë një video të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili në një intervistë para disa viteve kishte deklaruar se Kurti do të mashtrojë popullin edhe për dialogun, pasi që sipas Veselit, Kurti do të takohet me Vuçiqin edhe pa kushte sapo të vijë në pushtet.

“Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit… Në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurit dhe Vuçiqi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar  Haxhiu në mbishkrimin e videos së shpërndarë në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka treguar konstruktivitet…