Xhavit Haliti: Kurti po gënjen qytetarët, marrëveshja është nënshkruar

28 shkurt 2023 | 13:54

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se qysh nga fillimi ka përkrahur nismën franko-gjermane për stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Haliti ka thënë se plani franko-gjerman hap shumë rrugë për Kosovën, por përfshihet edhe çështja e asociacionit që sipas tij do të emërohet me një emër tjetër.

“Unë personalisht e kam mbështetur nënshkrimin e planit franko-gjerman, ky projekt i shliron nga barra e rëndë të dy popujt, shqiptarët dhe serbët, të cilët kanë kaluar një konflikt jo të shkurt. Është hapë rruga e integrimet për BE, rruga për në OKB dhe rruga për miratimin e statutit që ka të bëjë me asociacionin ose emërtimin të cilin do ta gjejnë dhe do ta kenë parasysh”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi tashmë është nënshkruar, jo siç është cekur se një gjë e tillë do të nënshkruhet gjatë muajit mars.

Haliti ka thënë se të dy delegacionet janë dakorduar që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të mbahet e fshehtë, teksa ka kritikuar Kurtin për mostransparencë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Me çka nuk pajtohem unë është se, nuk duhet mos me qenë të hapur dhe të sinqertë në raport me popullin, sepse sipas burimeve të mija, marrëveshja është nënshkruar dhe kjo marrëveshje do të mbahet në njëfarë mënyrë si rezervat deri në mars, ku edhe janë marrë vesh të dy delegacionet”.

“Sidoqoftë këtë e quaj si marrëveshje të pranueshme dhe që ka shty popujt e dy vendeve një hap më tutje dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, kjo marrëveshje do të bëjë që edhe vendet perëndimore të kenë një qasje tjetër në raport me Kosovën”, ka thënë Haliti për gazetën “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ka…