Weber: Nëse nuk u pajtuan për Asociacionin, nuk patën marrëveshje

28 shkurt 2023 | 15:38

Mungesa e një dakordimi të qartë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë do të thotë se nuk pati ndonjë përparim në bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtura më 27 shkurt në Bruksel, thotë eksperti për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Dy udhëheqësit thanë se janë pajtuar me përmbajtjen e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk e nënshkruan atë.

Propozimi i BE-së, i titulluar Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi, kërkon mes tjerash që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin Kosova, deri më tash, ka refuzuar ta themelojë.

Zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësuan bisedimet, paralajmëruan takime të reja midis Kurtit dhe Vuçiqit për modalitetet e zbatimit të Marrëveshjes.

Pikërisht kjo, sipas Weberit, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, është indikator se në takimin e 27 shkurtit nuk kishte progres drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, “por vetëm shtyrje të mosmarrëveshjeve për t’u diskutuar me aneksin e zbatimit”.

Në pyetjen se a e priste këtë rezultat dhe çfarë mendon për të, Weber është përgjigjur: “Unë do të thosha dy gjëra… Së pari, për shkak të presionit të kryeqyteteve perëndimore – të përfshira në negociata dhe që e mbështesin propozimin – për Beogradin, e aq më tepër për palën kosovare, nuk ishte e papritur që shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, deklaroi mbrëmë [se ka pasur] sukses. Dhe, së dyti, si çdo gjë me këtë propozim dhe marrëveshje, që duket goxha e paqartë, edhe deklarimi [se ka pasur] progres, dukej shumë i paqartë. Ju mund ta keni vërejtur se zoti Borrell nuk po fliste për arritjen e një marrëveshjeje, por thoshte se palët kanë rënë dakord që të mos negociojnë më tej për Marrëveshjen [drejt normalizimit Kosovë-Serbi], por t’i vazhdojnë negociatat për aneksin e zbatimit. Ndërsa, nëse e dëgjoni deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit – as që mund të dëgjohej [duke thënë] se është arritur marrëveshje”.

Intervista e plotë në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/intervista-weber-asociacioni-marreveshje-ksoove-serbi/32292080.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhuli ishte banorja e cila e kishte punuar shumë bukur…