Lushaku pretendon se marrëveshja Kurti-Vuçiq ia fal krimet Serbisë

28 shkurt 2023 | 15:50

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka vlerësuar se plani evropian i cili mbrëmë është pranuar zyrtarisht nga kryeministri Albin Kurti, i fal Serbisë krimet që i ka kryer gjatë luftës.

Ajo ka thënë se historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje.

“Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin. Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje. Asnjëherë krimet e luftës nuk vjetërsohen, asnjëherë. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ankth. Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në marrëveshje që nuk zbardh fatin e tyre!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku…