Bislimi: Mesazhi i Kosovës është i qartë, Evropa është e tashmja dhe e ardhmja jonë

28 shkurt 2023 | 16:01

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në diskutimin me eurodeputet në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në Bruksel.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova ka bërë përparim domethënës vitet e fundit dhe ka treguar se është një partner i besueshëm dhe plotësisht i përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të BE-së.

Ai shprehu objektivin e qartë por edhe sfidues të marrjes së statusit të vendit kandidatit deri në fund të këtij viti.

“Ne po e shfrytëzojmë këtë mundësi për të demonstruar se jemi gati të zëmë vendin tonë në komunitetin evropian. Dhe kjo është ajo që arritjet dhe sukseset tona në dy vitet e fundit e tregojnë për miqtë dhe aleatët tanë: se Kosova është një partner i besueshëm, i gatshëm të bëjë hapa të mëtejshëm për të intensifikuar përpjekjet e saj për t’iu afruar BE-së”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se Kosova është e aftë të bëjë progres.

“Pavarësisht sfidave dhe pengesave, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë. Ecja jonë, nuk do të ndalet. Mesazhi i Kosovës është i zëshëm dhe i qartë: Evropa është e tashmja dhe e ardhmja jonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e llogaridhënies është faktori kyç që Administrata Tatimore e…