Kali del i gjallë nga rrënojat 21 ditë pas tërmetit në Turqi

01 mars 2023 | 08:11

Edhe pse jemi gati 1 muaj nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi, ku kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë persona dhe u kthyen në rrënoja dhjetëra mijëra banesa, mrekullitë duket se nuk kanë përfunduar.

Së fundmi u publiku një video ku një kalë del i gjallë fiks 21 ditë nga tërmeti nga rrënojat.

Në pamje shihet se në momentin e parë që kali zhbllokohet plotësisht del me shpejtësi nga rrënojat.

Nuk dihet nëse ai është zbuluar prej ditësh dhe është ushqyer nga banorët, apo ka qëndruar pa ushqim deri në momentin që është shpëtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sipas zëvendëskryeministrit të parë…