Përurohet rruga Bare-Gumnishtë

30 korrik 2018 | 11:39

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë përuruar rrugën Bare-Gumnishtë, rrugë kjo që i lidhë Mitrovicën me Vushtrrinë dhe që i jep perspektivë zhvillimit të turizmit të Shalës së Bajgorës.

Ministri Lekaj, duke i falënderuar dy kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ka thënë se ky projekt është një ndër projektet e shumta që Ministria e Infrastrukturës po i zhvillon në shërbim të qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit të kësaj ane.

Po ashtu Lekaj ka thënë se ky projekt ka rëndësi që qytetarët e kësaj ane të mos shpërngulen nga kjo zonë dhe ta zhvillojnë turizmin në vendin e tyre.

Kryetari Bahtiri e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e shumë projekteve të komunave të Kosovës dhe e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë rrugë.

Edhe kryetari Tahiri ka ndarë shqetësimin e dy komunave, lidhur me zgjerimin e rrugës në Vushtrri, ndërsa ministri Lekaj i ka siguruar dy kryetarët se tashmë janë kontraktuar tri kompani dhe se së shpejti do të gjendet zgjidhja dhe punimet do të vazhdojnë sipas projektit dhe planit të paraparë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe organizatës WWF Adria,…