“Meqë jemi bashkëfajtor të mundohemi…” Luizi i mërzitur me sjelljen e Kiarës: Unë jam këtu, ajo atje duke qeshur dhe…

01 mars 2023 | 12:47

Prej disa ditësh duket se marrëdhënia e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka pësuar një krisje. Madje fansat e tyre mendojnë se lidhjes së tyre po i vjen fundi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Kjo gjë është dukur nga të dy në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas spektaklit, ku dyshja kanë tentuar të sqarohen, por asnjëri nuk ka pranuar të bëjë hapa drejt tjetrit.

E gjitha erdhi pas sherrit dhe incidentit të ndodhur gjatë lojës së vajzave, ku Luizi bllokoi Kiarën në mes të lavamanëve në tualet dhe nuk e linte të dilte, deri sa ajo ti fliste, për të dështuar kështu misionin që u kishte dhënë vajzave vëllai i madh.

Kiara i ka kërkuar Luizit të mbajë distancë dhe të ndreqë gjënë që prishi, teksa i ka nënvizuar se ai ende nuk po i kërkon falje. Në një moment, Kiara shprehet se Luizit “duhet t’i vijë turp se një javë pasi takon babain, bën këto skena”.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes tyre, por debatet u shtuan edhe më shumë. Në përfundim të spektaklit, Vëllai i Madh surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, te të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.

Luizi vijoi të flasë për këtë moment, në një tjetër diskutim me Ermionën, ku tha:

“Shiko ku jam unë jam këtu se nuk më zë vendi-vend ajo është atje, duke qeshur, duke kërcyer, sikur ka ndodhur para 1 muaji ky muhabet, në një kohë që nuk dua ti vë faj as asaj as vetes, por për shkak të bllokimit tim, e reagimit të saj unë rrezikohem të përjashtohem. Të paktën meqë jemi bashkëfajtorë të mundohemi… e thotë “nuk ke respekt”, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tan Brahimi ishte banori i radhës që tregoi historinë e…