Serwer: Në nenin 7 të propozimit evropian, Asociacioni jepet siç dëshiron Serbia

01 mars 2023 | 12:52

Njohësi i çështjeve politike në Ballkan, profesori Daniel Serwer i ka bërë një analizë propozimit evropian për të cilin u tha se u pajtuan Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Por, Serwer thotë se në Bruksel nuk u arrit marrëveshje.

“Takimi i djeshëm i organizuar nga BE-ja ndërmjet presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Kurti përfundoi pa nënshkrimin e një marrëveshjeje “normalizimi”. Kjo renditet si një dështim, veçanërisht pas muajsh pritshmërish.

Duke analizuar nen për nen, Serwer ka thënë se neni 7 ku flitet për “një nivel të vetëmenaxhimit” e shndërron Asociacionin në atë formë që e dëshiron Serbia.

“Këto janë dispozita jo reciproke që synojnë të kënaqin popullatën serbe të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të krahasueshme brenda Serbisë. Paragrafi i parë zëvendëson dispozitat në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM). Në vend të supozimit të asaj forme institucionale, ai përshkruan funksionet që dëshiron Beogradi nga një Asociacion i tillë: “vetëmenaxhimi” për komunitetin serb, “ofrimi i shërbimeve” i financuar pjesërisht nga Serbia dhe një “kanal i drejtpërdrejtë komunikimi” me qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Serwer në blogun e tij.

Megjithatë parë në tërësi, sipas Serwer ky propozim përmirëson marrëdhëniet shtet-shtet. Madje sipas tij pikat së bashku çojnë në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane dhe të pavarura, në të gjitha, përveç emrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh duket se marrëdhënia e Kiara Titos dhe…