Milwaukee arrin 15 fitore radhazi, Denveri nuk lëshon kreun në Perëndim

01 mars 2023 | 13:02

Fitorja e pesëmbëdhjetë radhazi në kampionat për Milwaukee, që mposhti me rezultat 118-104 Brooklynin jashtë fushe dhe konfirmohet si ekipi më i mirë në Konferencën e Lindjes. Giannis Antetokunmpo realizoi 33 pikë e 15 rebound në rikthimin e tij në fushë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Bridges për vendasit.

Pa LeBron James skuadra e Lakersave nuk arrin të fitojë, duke u mundur me rezultat 121-109 nga Memphisi. Anthony Davis relizoi 28 pikë e 19 rebound, por që s’mjaftuan. Për Memphisin shkëlqeu Ja Morant, autor i një “triple double”, me 39 pikë, 10 rebound e 10 asistime. Fiton edhe ekipi kampion i Golden State, që falë 29 pikëve të Jordan Poole mundi me rezultat 123-105 Portlandin.

Humbja e dytë radhazi për Dallasin, që u mund me rezultat 124-122 nga Indiana, ndeshje vendosur në fund nga Haliburton, autor i 32 pikëve për miqtë. Për Dallasin u dallua Luka Donqiq me 39 pikë, por që mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Denverit, që mposhti me rezultat 133-112 Houstonin, ndeshje ku Jamal Murray realizoi 32 pikë për Nuggets.

Rezultatet

Atlanta – Washington             116-119
Brooklyn – Milwaukee            104-118
Memphis – Lakers                   121-109
Toronto – Chicago                   104-98
Houston – Denver                   112-133

Oklahoma – Sacramento       117-123
Dallas – Indiana                      122-124
Utah Jazz – San Antonio       94-102
Golden State – Portland        123-105
Clippers – Minnesota             101-108

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike në Ballkan, profesori Daniel Serwer i…