![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/albert-krasniqi.jpg)
Krasniqi: Dy ditë nga pranimi i marrëveshjes me Serbinë, Kurti nuk e sqaron çfarë ka pranuar
01 mars 2023
| 16:38
Analisti Albert Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka bërë me dije se kanë kaluar dy ditë që Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që e ka pranuar të hënën në Bruksel.
“Kanë kaluar dy ditë prej që kryeministri Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë, e dy vite që e negocion këtë marrëveshje dhe asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që ka pranuar. Kur i duhet të shtyjë përpara interesat partiake, nuk heziton të flas në emër të popullit. Kur popullit i duhen informata e kërkon llogari, ai është vet populli”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.