Kurti takohet me homologun maqedonas, ja për çfarë biseduan

01 mars 2023 | 16:52

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kanë zhvilluar një takim bilateral.

Në këtë takim ata kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

|Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë. Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur…