Në janar mbi 67 mijë persona i vizituan hotelet në Kosovë

01 mars 2023 | 16:55

67 mijë e 138 persona i kanë vizituar hotelet në Kosovë gjatë muajit janar.

Kështu kanë bërë me dije të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, 209 hotele ishin pjesë e anketës që ushtrojnë veprimtari në territorin e Kosovës.

“Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është  38,465  prej tyre 40.87%  janë vendor dhe 59.13%  janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138  prej tyre 44.79%  nga vendorët dhe 55.21%  nga të huajt”, ka njoftuar ASK-ja.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13 mijë e 870 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të qëndrimit për netë e ka regjioni i Pejës me 23 mijë e 520 vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa i përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania.

Të dhënat e plota nga ASK-ja i gjeni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Republikës…