Kryetari i OVLUÇK-së: ZPS-ja u flet serbisht dëshmitarëve dhe u premton strehim jashtë Kosovës

01 mars 2023 | 19:30

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka theksuar se ka raste të dëshmitarëve që ai i di që Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë u flet serbisht dhe u premton strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm që të japin dëshmi të rrejshme.

“Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Ai ka shtuar se po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.

“P.S. Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati i njohur i Malësisë, Dinosha, ishte mikpritës i “Forumit…