A u prishën Baton Haxhiu dhe Veton Surroi për një agregat?

01 mars 2023 | 21:58

Gazetari Baton Haxhiu, kur u pyet se a i ka prishur raportet me Veton Surroi për një agregat, Haxhiu thotë se rrugët i kanë ndarë për gjëra banale, e që nuk do ta thotë asnjëherë publikisht cila ka qenë arsyeja.

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se e gjitha ka qenë një keqkuptim.

“Rrugët i kemi nda për gjëra banale, për një keqkuptim. Nuk kisha dasht me thënë (për një agregat). Jo jo nuk është ashtu. Nuk është koha që ta flasë, por me të thënë të drejtën, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me mënyrën se si pronari e ka shpërblyer punën time. Nëse mund të thuhet që ka qenë pronari i vetëm. Themeluesit e institucionit të Kohës janë larguar pak a shumë në mënyrën e njëjtë.

Unë vetëm kur e ka tepruar me shkrim. Me atë nuk kam fol. E kam bërë një shkrim për Orën, dhe kam konstatuar në postscriptum, armiqësia e vërtet publike fillon aty, kur kam konstatuar se zoti Merxha t’i kish pas dy mediume do ta kalonte pragun elektoral. Merxha ka qenë deputet i egjiptianëve. Ky ka qenë konstatim cinik, pasi që ora me dy mediume dhe stafin që ka qenë i angazhuar ka merituar të jenë pjesë e paralamnentit, por aq të paaftë kanë qenë”, tha Haxhiu.

Gazetari Haxhiu tha se nuk ka pasur asnjë faj në prishjen e raporteve me Surroin.

“Cështja pse unë kam ik nga Koha nuk do ta them kurrë publikisht, për arsye se është banale, është tipike e njerëzve që nuk kanë censorë të vërtetës dhe shijes se cka është e vërtet. Unë mburrem me Kohën Ditore, por publikut i them se në asnjë moment, as 0.01 për qind nuk kam pas faj për ikjen time nga Koha Ditore”.

Sa i përket respektit për Surroin, Haxhiu tha se nuk ka dëshirë që ta respektojë dikë, që nuk ka respekt.

“Nuk kam asnjë dëshirë ta respektojë dikë, që nuk ka respekt. Dozat e shkronjave të tij janë raciste. Nuk i lexoj librat e tij, për një arsye, se po të lexojë do të shkruaj për to. Nuk dua të bëj polemik për diçka që kanë plot mllef e të pavërteta brenda”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës…