Çështja McGonigal, Rama përgjigjet në interpelancë: Në ShBA nuk ka asnjë akuzë

02 mars 2023 | 11:26

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë fjalën në seancë plenare për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi çështjen McGonigal.

Ai ka thënë se në procesi gjyqësor në ShBA nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në ShBA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh”.

“Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”, është shprehur Rama, duke shtuar ky është mocioni më absurd në historinë e këtij Kuvendi.

“Është mocioni më absurd në historinë e këtij kuvendi, në formën e një marrie konspirative, që edhe në Hollivud do refuzohej si një shthurje delirante. E kam thënë se nuk do furnizoj më me energji zjarrin. Me fjalorin e kësaj luftë të ulët, e kësaj opozitë që vetëm përsërit vet veten. Jam përfshirë me zell e me zjarr dhe jam bërë padashje unë pjesë e asaj masa të errët. Jemi thjesht një jashtëqitje masive e kombit e ndarë përgjysmë. Mjaft më, ka kaq shumë për të bërë jashtë këtij qerthulli. Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballjes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s’keni për ta pasur më. Po të doni mos u shkulni më kurrë, por s’do me keni më palë.” -vijoi më tej Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Bayern Munchen janë të fokusuar te përballja e 8…