Haki Abazi pretendon se u sulmua një deputet i LV-së: Sulm qëllimkeq dhe i padrejtë

02 mars 2023 | 13:42

Deputeti Haki Abazi ka dalë në mbrojtje ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, pasi ky i fundit ishte cak i një aktivitetit nga organizata për arsim ORCA.

Abazi ka thënë se sulmet ndaj deputeti Gola janë qëllimkeqe dhe të padrejta.

“Sulmi ndaj deputetit Ardian Gola është qëllimkeq dhe i padrejtë. Në fakt, i duan deputetët e kryetarët e komisioneve me qenë analfabet e mos me pasë njohuri e kapacitet me analizuar dhe me shqyrtuar asnjë gjë kritike. Kur sulmohet një deputet si Ardian Gola duhet me pru fakte dhe me u bë nga një njeri apo institut i nivelit të tij ndryshe konfirmohet se Gola po e bën punën e vet si duhet e dikujt ka rrezik me Ju ‘heq tortja nga goja’”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Kujtojmë se Gola kishte abstenuar në votimi për përjashtimin e Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, organizata ORCA udhëhiqet nga aktivisti Rron Gjinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe e ka shprehur solidaritetin e tij përkrah popullit…