Deputeti Anton Quni kërkon që kryeministri ta udhëheq dialogun me Serbinë

30 korrik 2018 | 13:31

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur në seancën e sotme rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka bërë me dije se bisedimet duhet të udhëhiqen nga qeveria dhe jo nga presidenti i vendit.

Sipas deputetit Qunit, nëse kryeministri e merr mbi supe këtë përgjegjësi që i takon, ai personalisht do ta mbështes dhe se është i gatshëm të ofroj mbështetje edhe tek kolegët LDK-së.

Në të kundërtën, ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“E vetmja rrugëdalje mbetet të shkojmë në zgjedhje të reja nga të cilat besoj se do të del një qeveri më e përgjegjshme dhe më kredibile”, ka thënë Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon nuk ka pasur paraqitje të mira në fanellën…