Kurti për asociacionin: Gabimet politike e historike të qeverive të kaluara nuk do përsëriten asnjëherë

02 mars 2023 | 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në raportimin e tij para deputetëve mbi çështjen e dialogut, ka thënë se nuk do t’i tolerojë gabimet politike, e historike, të qeverive të kaluara.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë duke iu referuar marrëveshjeve paraprake të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, për disa pika në raport me Serbinë, kryesisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjë nga kjo, asnjëherë”.

“Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Do të bëjë maksimalen që ato gabime t’i eliminojë apo së paku t’i reduktoj”.

“Shumë detaje s’mund t’i them por mendja e shëndoshë e ka të lehtë t’i kuptojë ato çka kam pranuar”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Gjykata Speciale Ndërkombëtare për Kosovën me seli…