Kuvendi nderon me një minutë heshtje Agron Haradinajn

02 mars 2023 | 15:29

Kuvendi i Kosovës ka nderuar me një minutë heshtje ish-ushtarin e UÇK-së, Agron Haradinaj, i cili ka vdekur sot pas një sëmundje të rënë.

Derisa deputetët po debatonin për dialogun me Serbinë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Kuvendi të nderon ish-luftëtarin e njohur të UÇK-së.

Më pas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar deputetët që të ngritën në këmbë për një minutë heshtje.

Agron Haradinaj, ish- luftëtar i UÇK-së, ishte dhe ish i burgosuri më i ri politik në Evropë.

Ai ishte arrestuar në moshën 16 vjeçare nga shteti jugosllav dhe ishte dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm…