![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/mkrs.jpg)
Qendra Rinore në Deçan drejt finalizimit
02 mars 2023
| 19:20
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit me komunen se Deçanit për projektin e Qendrës Rinore në këtë komunë.
“Ndamë shumën 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore të Deçanit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri, Hajrulla Çeku dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj”.
“Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional, dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova”, ka njoftuar MKRS-ja.