Konjufca me humor në seancën e natës u thotë deputetëve “mirëmëngjesi”

02 mars 2023 | 22:36

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për vazhdimin e seancës, për debatin për dialogun me Serbinë.

Seanca u ndërpre gjatë ditës me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti që për tri orë u përplas me deputetë opozitare për planin evropian, për të cilin u pajtua të hënën në Bruksel.

Kryetari i Kyvendit, Glauk Konjufca me humor u tha deputetëve “mirëmëngjesi”.

Në orën 16:00 kryeministri u largua nga seanca ashtu siç i paralajmëroi deputetët, porse ua dha një propozim që të ktheheshin në orën 22:00 në seancë. Me disa vështirësi u vendos që deputetët ta vazhdojnë debatin në atë kohë. Megjithatë, tash që ora ka kaluar përtej 22-shit, deputetët ende po shihen duke u grumbulluar.

Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Por, kryeministri Kurti tha se në këtë proces nuk do t’i bëjë gabimet e qeverive të kaluara. E, e kaluara politike e disa deputetëve solli debatin më të nxehtë në këtë seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezërit Nuri dhe Adri Bugari janë shembull i mirë i…