Kurti: Janë dy mënyra të bërit opozitë, te ju s’po e shoh asnjërën

03 mars 2023 | 01:29

Kryeministri Albin Kurti i ka kritikuar partitë opozitare për bërje të opozitës.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet debati për pranimin e propozimit evropian,  ai ka thënë se janë dy mënyra për të bërë opozitarizëm dhe se tek partitë opozitare nuk po e sheh asnjërën.

“Si kam bërë unë opozitë dhe si po bëhet tash. Unë besoj se për opozitarizëm janë dy mënyra: [1] e kritikës racionale, [2] zemërimit revolucionar”.

“Bën edhe të dyja, por te ju nuk po e shoh asnjërën”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjala e deputetit Hisen Berisha, në Kuvend, në debatin për…