Hoxhaj, Kurtit: Në 15 vitet e fundit asnjë grup negociator i Kosovës nuk pranoi që statusi i Kosovës të mbetet çështje e hapur

03 mars 2023 | 01:35

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar debati për dialogun Kosovë-Serbi.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se është një shqetësim se me planin e fundit evropian a ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës.

Ai thotë se Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur.

“Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Deputeti opozitar thotë se me këtë plan u formalizua mosnjohje ndërkombëtare e Kosovës.

“Kjo është një fitore e parë kolosale që iu ofrua Serbisë”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti i ka kritikuar partitë opozitare për bërje…