![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Lajmi-i-Fundit-02.jpg)
Vdes një grua në Fushë Kosovë, bie nga një ndërtesë
03 mars 2023
| 01:40
Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.