Abdixhiku: Tash pamë përrallën që Kurti ka ndryshuar

03 mars 2023 | 01:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka numëruar gjatë debatit për dialogun në Kuvend edhe në këto orë të vona pikat, që sipas tij kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar nga të qenit opozitar.

“Narrativa e orëve të vona shndërrohet në përrallë dhe tash pamë përrallën që Kurti ka ndryshuar. Nga ‘Jo negociata. Vetëvendosje’, nga kërkim falja para dialogut ka përfunduar në dialog pa kushte, nga ballafaqimi me të kaluarën, ka përfunduar në tejkalim të saj, nga njohja në qendër, në neutralitet. Kishte gjashtë kushte tash asnjë. Ky është përralla e mosndryshimit”, është shprehur Abdixhiku.

“Nëse ndryshimi ka formë, duke kështu [si Kurti]. Thatë se jeni vetë. Jeni vetë sepse keni bërë përçarje, sepse jeni populist dhe mendjen e keni te votat”.

Abdixhiku ka thënë se Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi ka rënë…