Kosova takohet sot me Holandën në futsall

03 mars 2023 | 10:50

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

“Dardanët” e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës. Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet më 3 mars, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje. Në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin “dardanët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është në listën e…