11 të lënduar nga dy aksidente në Gjilan e Viti

03 mars 2023 | 11:23

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në vende të ndryshme gjatë ditës së djeshme, në Gjilan dhe Viti.

Në Gjilan, rreth mesditës ndodhi një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës femër dhe mashkull kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësuan gjashtë persona, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor u liruan për në shtëpi.

Në fshatin Pozheran të Vitisë, gjatë mbrëmjes ndodhi një vetaksident trafiku, ku e përfshirë ka qenë një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull, shtetas i Kosovës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe katër pasagjere femra, nga komuniteti romë. Pas marrjes së tretmanit mjekësor , të gjithë u liruan për në shtëpi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve…