Xavi: Morëm rezultat të mirë, por Reali ka skuadër shumë të fortë

03 mars 2023 | 11:33

Barcelona e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Real Madridit (0-1).

Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se skuadra e tij mori një rezultat të mirë, por duhet të këtë kujdes në ndeshjen e kthimit për faktin se Reali ka një skuadër shumë të fortë.

“Rezultati është shumë i mirë, por është dhe ndeshja e kthimit. Jemi të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar pasi limituam një skuadër si Real Madrid që krijon shumë raste për gol. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit kemi një avantazh të rëndësishëm pasi do të luajmë përballë publikut tonë, por ky Real Madrid është shumë i fortë”, theksoi Xavi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të…