Perezi synon titullin e kampionit në Formula 1

03 mars 2023 | 12:00

Piloti i Red Bull, Sergio Checo Perez duket se e ka të qartë se 2023 duhet të jetë viti në të cilin ai duhet të bëjë hapin e madh dhe të shtyjë për vendin e parë në renditje për t’u kurorëzuar si meksikani i parë që fiton një titull botëror në Formula 1.

33-vjeçari i lindur në Guadalajara foli për Fox Sports, për dëshirat e tij në të ardhmen dhe problemet që kishte në të kaluarën me Max Verstappen.

Checo beson se pas 12 vitesh në nivelin më të lartë në qarqet F1, duke kujtuar se ai filloi si testues në Sauber në 2011, ky fillim i sezonit duhet të jetë i tij pasi përfundoi i treti në 2022 në renditjen e përgjithshme pas holandezit dhe Charles Leclerc, i cili përfundoi vetëm tre pikë përpara tij.

“Ne do të marrim pikë të mjaftueshme për të qenë kampionë, ky është qëllimi im këtë sezon. Ne duam të bëjmë dy hapat e ardhshëm këtë sezon”, ka thënë piloti i Red Bull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të…